350 milionë euro, nga Arabia Saudite kanë gati ofertën rekord

Drejtuesit e Ligës Pro Saudite janë të gatshëm të thyejnë rekordin botëror të transferimeve për të bindur Real Madridin të ndahet me Vinicius Jr.

Pasi dështoi me një ofertë për brazilianin vitin e kaluar, interesi i SPL nuk është zbehur

Eksperti i merkatos Ben Jacobs po raporton:

“Drejtuesit e kampionatit saudit synojnë të nënshkruajnë Vini Jr dhe janë të përgatitur të shpenzojnë një shumë rekord prej 350 milion €.

“Al-Ahli është klubi më i interesuar, por Al-Nassr dhe Al-Hilal gjithashtu kanë shprehur interes. Asgjë e mundur tani, por Vini Jr është një objektiv konkret dhe ambicioz saudit”.

Marrëveshja e Vini Jr me Real Madridin zgjat deri në vitin 2027

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Federata i beson ende, trajneri 51-vjeçar rinovon kontratën me kombëtaren

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us