37-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në rrethana misterioze në burgun grek, në gjendje të rëndë shoku i dhomës

Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur këtë të hënë në burgun e Malandrinos në Greqi.Mediat vendase raportojnë se bashkë me shqiptarin, pa ndjenja u gjet edhe një i burgosur tjetër grek.

Autoritetet e burgut konstatuan se 37-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte dhënë frymën e fundit, ndërsa greku kishte shenja jete dhe u dërgua për mjekim në spita.

Policia greke ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe ka urdhëruar kryerjen e një autopsie për të zbardhur shkaqet e vdekjes së të burgosurit shqiptar.

Lajme të tjera |  COVID-19 prezent, konfirmohen 6 raste të reja, përjashtohet nënvarianti i ri!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us