37-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në stacionin e trenit në Francë

Një 37-vjeçar i quajtur Sabit Haxhiaj është gjetur i pajetë në një stacion treni në Strasburg.

Siç raporton Rue89Strasbourg, i ndjeri me origjinë nga Kosova, flinte në një strehë që e kishte ngritur vetë. Mësohet se ai që ka njoftuar autoritetet është një mik i tij, i cili kishte kaluar natën me të.

Teksa kanë nisur hetimet për ngjarjen, është ngritur shqetësimi lidhur me akomodimet urgjente të personave të pastrehë.

Mediat e huaja shkruajnë se Haxhiaj kishte shkuar që fëmijë në Francë dhe ishte me banim të ligjshëm. Një punonjëse sociale e cila e njihte është shprehur e trishtuar për vdekjen e tij.

“Çdo ditë kemi rreth 20 njerëz që kërkojnë strehim dhe ne nuk arrijmë dot ta realizojmë për të gjithë”, ka thënë ajo.

Lajme të tjera |  FOTO/ Rama BAST nga Kuçi i Vlorës, ja sa MANDATE merr PS në 11 maj!

Ndërsa deputetja Floriane Varieras, ka theksuar se “ky rast lidhet me temperaturat minimale dhe mungesën e një akomodimi nga ana e shtetit.”

Vetëm në periudhën Nëntor 2023-Nëntor 2024, 23 të pastrehë humbën jetën në Strasburg.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us