4 ekipe zbresin në fushë, luhen 2 ndeshjet e “Play-Off” të Kategorisë së Parë

Ditën e sotme do të luhen 2 ndeshje mjaft delikate për “play-Off”-in e Kategorisë së Parë. kështu 4 skuadra do të zbresin në fushë, ku do të bëjnë mes tyre llogaritë e fitores.

Burreli do të presë Pogradecin në “Liri Ballabani”, ndërsa sfida tjetër do të luhet në “Niko Dovana”. Në Durrës skuadra e Besës do të presë Apoloninë, në një 90-të minutësh shumë të luftuar. Të dyja ndeshjet do të luhen në orën 15:00

Fituesit e këtyre dy çifteve do të kualifikohen për një finale të dytë, që do të zhvillohet më 30 prill. Ekipi që triumfon në këtë finale do të përballet më pas me skuadrën e renditur në vendin e tetë në Superiore.

4 ekipe zbresin në fushë, luhen 2 ndeshjet e “Play-Off”

Lajme të tjera |  Trajneri i Milanit tregon “frikën” që kishte në derbi: Kristjan Asllani, lashë dy lojtarë për ta mbuluar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us