4 gabimet më të mëdha që bëri Kamala Harris gjatë fushatës! Arsyet pse FITORJA i rrëshqiti nga duart

Nata e mbrëmshme ishte e “hidhur” për Kamala Harris. Pasi u fut në vijën e parë të betejës zgjedhore tre muaj më parë, ajo zbarkoi u përball me realitetin. Brenda pak javësh, ajo bëri përparim dhe madje kaloi rivalin republikan Donald Trump, 78 vjeç, në renditjen e popullaritetit në fillim të gushtit. Donacionet për fushatën u rritën në nivele rekord, pasi superyjet si Taylor Swift, Beyonce, Cardi B, Jennifer Lopez e mbështetën atë publikisht!

Julian Leveniç, një gazetare nga “Bild” ka shkruar një artikull duke analizuar fushatën e saj duke evidentuar 4 gabime që Harris bëri gjatë fushatës së saj.

Gabimi i saj i parë ishte – shumë Trump! Gabimi më i madh, sipas analistit amerikan Frank Luntz, është se Harris u mor me Trump, në vend që të fliste për veten.

“Ajo duhet të kishte folur se cili ishte plani i saj për orën e parë, ditën e parë, vitin e parë të mandatit të saj. Shumë kanë pyetur se kush është Kamala? Ajo ishte e panjohur, zëvendësja e Bidenit që nuk binte në sy. Për një kohë të gjatë ajo është përmbajtur nga prezantimi i propozimeve konkrete. Intervistat e saj ishin një sërë klishesh dhe frazash. Gabimi i saj i dytë ishte se nuk kishte shumë dallime mes saj dhe Bidenit. Shumë amerikanë fajësuan presidentin amerikan për dobësimin e ekonomisë, kufijtë e pasigurt dhe mungesën e sigurisë.”

Gabimi i tretë, sipas gazetës gjermane, është fakti se ajo ishte shumë e tërhequr. Ndërsa Trump u paraqit si një njeri i afërt me njerëzit, duke punuar në kuzhinën e një restoranti të ushqimit të shpejtë ose duke bërë fotografi brenda një kamioni plehrash, Harris pozoi për Vogue me një kostum të bukur kashmiri.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Dhe së fundmi, ajo po merrej me tema të gabuara. Për qytetarët amerikanë, puna, çmimet dhe emigracioni janë çështje të rëndësishme politike. Dhe votuesit i besuan më shumë Trumpit për të gjitha ato çështje. Harris, kohët e fundit u fokusua shumë në çështjen e abortit, me shpresën se do të fitonte votën e grave dhe vajzave amerikane.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us