Në gusht të vitit 2024, sulmuesi i Chelseat, Armando Broja, nënshkroi kontratë me ekipin tjetër të Premier League, Everton, në formë huazimi për një sezon. Edhe pse Broja u desh të përballej me shumë probleme me lëndime, ka dalë në pah një statistikë në lidhje me kohën e tij në fushë, e cila është veçanërisht “dërrmuese”.
Armando Broja bëri vetëm 11 paraqitje konkurruese për skuadrën e Evertonit gjatë sezonit 2024/25. Ai qëndroi në fushë për gjithsej 353 minuta dhe gjatë kësaj kohe, ai regjistroi vetëm katër gjuajtje.
Edhe më keq, asnjë nga ato katër përpjekje nuk ishte në portë. Broja është pjesë e një liste prej nëntë lojtarësh të Evertonit që kanë luajtur mbi 250 minuta në Premier League pa regjistruar asnjë gjuajtje në portë që kur “Opta” filloi të mbledhë të dhënat në sezonin 2003/04.