Jasir Asani e ka nisur mjaft mirë me Guangju në Champions-in aziatik. 2 fitore në po kaq ndeshje, ndërsa Asani ka spikatur me paraqitjet e tij.
Me 4 gola dhe 1 asist, Asani është në krye të golashënuesve të këtij kompeticioni. Vetëm 1 gol numëron aktualisht Ronaldo me Al Nasër.
Pas Asanit ndodhet Arif Aiman. Ky i fundit ka shënuar 3 gola me ekipin Malajsian të Johor.
Vlen për t’u theksuar se Jasir Asani po merr peshë të rëndësishme te Guangju pas Europianit me Shqipërinë. Para këtij kompeticioni nuk merrte minuta prej muajsh në Korenë e Jugut.