4 milionë euro, presidenti i Sivasspor “trondit” Rey Manajn

Sivasspor e mbylli sezonin që lamë pas në mënyrën më të keqe të mundshme. Klubi ku aktivizohet sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ra nga Superliga në Ligën e Parë turke.

Ndërkohë që momentalisht, drejtuesit po mendojnë për merkaton, ku kryefjala është Manaj. Lushnjari me shumë mundësi do të shitet, madje diçka të tillë e paralajmëroi edhe presidenti Gokhan Karagol. Megjitahtë, ky i fundit kërkon të paktën 4 milionë euro për ta lënë të lirë shqiptarin, ose ai do të luajë me Sivasspor në Ligën e Parë turke.

“Po vazhdojmë negociatat tona me 3-4 klube për Rei Manajn. Klauzola për lirimin e tij është 4 milionë euro. Nuk do t’i vlerësojmë ofertat poshtë kësaj shifre. Nëse tarifa e kërkuar nuk do të vijë, atëherë Manaj do ta përfundojë sezonin me ne”, është shprehur presidenti i Sivasspor.

Lajme të tjera |  Nico Williams i iku nga “duart”, Barcelona ka gati 100 milionë euro për sulmuesin e Serie A

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us