4 muaj pushime për ekipet, zbulohet data kur mund të fillojë sezoni i ri i Superiores

Duhen edhe 5 ndeshje për të mbyllur përfundimisht këtë sezon. Por pavarësisht kësaj tashmë është mësuar edhe data e mundshme se kur mund të fillojë sezoni i ri 2025-2026.

Data 23 gusht pritet të jetë data kur do të fillojë Superiorja, me ekipet që do të nisin më pas një tjetër sezon të gjatë.  Kjo iu jep mundësinë klubeve dhe futbollistëve të rifitojnë energjitë e tyre, teksa do të kenë në dispozicion pothuajse 4 muaj. Kohë kjo që do të shfrytëzohet nga drejtuesit dhe stafet e tyre për të përforcuar ekipet për sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë se Egnatia, Dinamo, Vllaznia dhe Partizani janë ende në garë mes tyre për të fituar titullin, teksa do të bëjnë mes tyre llogaritë e trofeut. Ndërkohë Tirana dhe Pogradeci ga krhau tjetër do të luftojnë për biletën e fundit në elitë për sezonin e ri.

Lajme të tjera |  LIVE/ Shpërthen festa në “Elbasan Arena”, Itodo Mandela shënon eurogol (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us