4 ndeshje direkte në Kupë, Dinamo e Ilir Dajës kërkon “hakmarrjen” ndaj Vllaznisë

Vllaznia – Dinamo është çerekfinalja e parë në Kupën e Shqipërisë që do të luhet ditën e nesërme. Një duel mjaft i rëndësishëm, me ekipet që do të tentojnë fitoren për të qenë sa më afër kalimit në gjysmëfinale.

Një sfidë që vë përballe 2 ekipet që luftojnë e për titullin në Superiore, por dueli i ditës së nesërme merr një tjetër rëndësi. Në historinë e Kupës së Shqipërisë, shkodranët dhe dinamovitët janë përballur mes tyre në 4 raste.

3 fitore kanë shkuar për kuqeblutë dhe vetëm 1 sfidë është fituar nga “Blutë”. Ndeshja nesërme për ekipin e Ilir Dajës do të jetë edhe si një “hakmarrje” ndaj shkodranëve për humbjet që i kanë shkaktuar në të kaluarën.

Lajme të tjera |  Lë me “gisht në gojë” Barcelonën, zbulohen detajet e kontratës së re “monstruoze” të Niko Uilliamsit te Atletik Bilbao

Skuadra që udhëhiqet nga Thomas Brdaric ka mundur të shënojë 10 gola, ndërsa ekipi i Dajës ka shënuar vetëm 4 të tillë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us