4 orë para sfidës me Çekinë, Sylvinho dërgon në tribunë 4 futbollistë

Vetëm 4 orë na ndajnë nga starti i sfidës mes Shqipërisë dhe Çekisë, përballje kjo që do të luhet në “Air Albania” në orën 20:45 dhe që është i vlefshëm për Nations League.

Një duel i rëndësishëm për kuqezinjtë që do të kërkojnë fitoren për të tentuar edhe vendin e parë në grupin B1. Sylvinho fatmirësisht ka të gjitë lojtarët të gatshëm, ndërsa 4 prej tyre do të duhet ta ndjekin këtë përballje nga tribuna.

Më saktësisht Simon Simoni, Jon Mersinaj, Feta Fetai dhe Milrind Daku janë dërguar në tribunë. Kujtojmë se Daku është i pezulluar për këtë duel për shkak se ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.

Lajme të tjera |  “Politika është k*rvë”, Egla Ceno para ndeshjes Shqipëri – Serbi: Të tregojmë se në trojet tona jemi më të mirë se ata

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us