4 sulmues për 2 vende, Sylvinho “projekton” formacionin “anti-Serbi” (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Shqipëria do të luajë pas 3 ditësh ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, duel që do të startojë në orën 20:45. Takim shumë delikat për kuqezinjtë, që është i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Ekipi ynë i drejtuar nga Sylvinho prej ditësh vazhdon stërvitje në kuadër të kësaj sfide. Braziliani ka në dispozicion të gjithë futbollistët, tek të cilt do të mbështetet ndaj serbëve.

Kështu “dhimbjet e kokës” për timonierin e Kombëtares janë të mëdha. Kjo pasi duhet të vendosë se kush do të jenë 11 luftëtarët që ddo të zbresin në “Arenën Kombëtare”.

Dilemat më të mëdha janë në sulm, ku 4 sulmuesit do të garojnë mes tyre për 2 vende në formacion. Kështu Armando Broja, Mirlind Daku, Rey Manaj dhe Myrto Uzuni do të luftojnë për 2 fanella titullarë, ndërkohë në repartet e tjera nuk pritet të ketë shumë ndryshime nga herët e kaluara.

Formacioni i mundshëm:

Lajme të tjera |  Tifozi me ‘fytyrën flamur’ bën parashikimin: Shqipëri-Serbi 3-1! Detajet kuqezi në veshjen e tij që tërheqin vëmendjen

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Kumbulla, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Bajrami, Broja, Manaj. Trajneri: Sylvinho

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us