40 mijë euro gjobë, UEFA nuk “fal” kampionët shqiptarë

Ballkani ka marrë një gjobë nga UEFA. Kampionët e Kosovës janë 1 prej 13 ekipeve që janë gjobiur nga intitucioni më i lartë i futbollit.

Në një deklaratë zyrtare, UEFA ka shpallur se gjatë sezonit 2024-25, këto klube iu nënshtruan procedurave para Organit të Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) për shkelje financiare, përfshirë borxhe ndaj klubeve të tjera, punonjësve dhe autoriteteve tatimore ose të sigurimeve shoqërore.

Pas vlerësimit, CFCB-ja ka vendosur masa disiplinore përfundimtare. Nga 13 klubet, 11 janë ndëshkuar me gjobë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë paralajmërim për përjashtim nga garat e UEFA-s.

Saktësisht Ballakani do të duhet të paguajë 40 mijë euro dhe ende nuk është bërë e ditur se kujt i kanë borxhe apo çfarë është saktësisht. Gjithsesi pritet që në ditët e ardhshme të mësohet më shumë se çfarë do të ndodhë dhe se si kampionët e Superligës në Kosovë do të zgjidhin këtë “problem”.

Lajme të tjera |  VIDEO/ “Futbollistët kanë m** në tru, a ke parë ndonjë inteligjent”, presidenti i Lacios shan lojtarët e tij!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us