5 arbitra shqiptarë në aksion, UEFA ‘ngjyros’ KUQEZI kompeticionin europian

Lugano dhe Gent do të përballen këtë të enjtë për të luajtur sfidën e vlefshme për raundin e 5-të të Conference League. Ndeshja që do të zhvillohet në Thun të Zvicrës, nis në orën 21:00.

Tashmë UEFA ka caktuar dhe arbitrat që do të gjykojnë në këtë sfidë. Plot 5 gjyqtarë shqiptarë janë emëruar për ndeshjen mes Luganos dhe Gent.

Enea Jorgji do të jetë kryesori i kësaj sfide, teksa asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Në krahun tjetër, arbitër i katërt është caktuar Eldorjan Hamiti.

Në VAR do të jetë italiani Marco Di Bello, ndërsa një tjetër arbitër shqiptar do të jetë asistent i tij, Kreshnik Barjamaj.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Dëshpërimi i sulmuesit pas humbjes së penalltisë, Rei Manajn shkojnë ta ngushëllojnë të gjithë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us