5 arsye pse Mianmari është bërë prodhuesi më i madh në botë i opiumit

Për herë të parë në histori, Mianmari është bërë prodhuesi më i madh në botë i opiumit, duke kaluar Afganistanin, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara për vitin 2023. Në Myanmar rriten lulëkuqe, nga të cilat prodhohet opiumi – një lëndë e parë kryesore për prodhimin e heroinës.

Por si e fitoi këtë titull ky vend i shkatërruar nga lufta. Janë 5 arsye:

1. Vendi po zhytet gjithnjë e më thellë në luftë civile

Që kur Myanmar fitoi pavarësinë nga Britania e Madhe në 1948, ka pasur konflikte midis qeverisë dhe popujve pakicë që jetojnë në rajonet kodrinore përgjatë kufijve të saj. Vendi është shpërbërë praktikisht që nga grushti i shtetit ushtarak në 2021. Ushtria shtypi me dhunë protestat paqësore civile, ku demonstruesit kërkuan një kthim në demokraci. Aktivistët e opozitës u bashkuan me kryengritësit etnikë përgjatë kufijve me Tajlandën, Kinën dhe Indinë, ku u stërvitën dhe u kthyen për të luftuar ushtrinë shtetërore.

Ata formuan një rrjet të lirshëm grupesh të armatosura, të njohura më mirë si Forcat e Mbrojtjes së Popullit (PDF). Gjatë kësaj kohe, disa formacione të pasura si Karen, Kachin, Karenni dhe Chin vendosën të anojnë në anën e Qeverisë së Unitetit Kombëtar (NUG), e cila u krijua nga administrata shtetërore. Krahu i armatosur i NUG-së quhet PDF. Paligjshmëria mbretëron në shtetin Shan, në kufirin me Tajlandën dhe Kinën. Kjo pjesë e Mianmarit konsiderohet si një nga prodhuesit më të mëdhenj të substancave të paligjshme në botë.

2. Ndalimi i opiumit në Afganistan

Që kur talebanët filluan të ndalojnë kultivimin e lulekuqes në vitin 2022, prodhimi në Afganistan ka rënë në mënyrë dramatike. Një studim i Kombeve të Bashkuara të vitit 2023 tregoi se prodhimi i opiumit në Afganistan është ulur nga 6,200 ton në 2022 në 333 ton në 2023, duek shënuar një rënie prej 95 për qind. Paqëndrueshmëria politike në Mianmar ngre shqetësime se prodhimi i tyre vetëm do të vazhdojë të rritet.

3. Çmimi më i lartë i opiumit

Që kur kultivimi u ndalua në Afganistan, çmimi i opiumit është rritur në qiell. Të ardhurat mesatare të kultivuesve janë 355 dollarë për kilogram produkt të papërpunuar. Lulëkuqja është bërë më tërheqëse për fermerët pasi situata ekonomike e Mianmarit përkeqësohet për shkak të një kombinimi faktorësh si pandemia e Covid-it, keqqeverisja  dhe lufta civile.

4. Zgjedhje e kufizuar për fermerët

Ka pasur përpjekje për të frenuar prodhimin e opiumit në Myanmar duke futur kultura të tjera si panxhari i sheqerit dhe frutat. Megjithatë, ato janë më të vështira për t’u rritur sesa lulëkuqet. Përveç kësaj, ato duhet të transportohen, ndërsa fermerët shesin lulëkuqe direkt nga fusha, në mënyrë që të eliminohen kostot e larta të transportit.

5. Paligjshmëria në rajon

Trekëndëshi i Artë ka qenë epiqendra e krimit ndërkombëtar ndërkombëtar për dekada. Aty prodhohen droga sintetike, tregtohen ilegalisht armët, trafikohen njerëz dhe së fundmi është kthyer në qendër të mashtrimeve online. Peizazhi i thyer malor ka kufij poroz, duke e bërë të lehtë për kriminelët që t’i shmagen ligjit. Prodhimi i lulëkuqes është vetëm një nga problemet e këtij vendi. Ndaj, nuk ka asnjë iniciativë reale për të shtypur kultivimin e lulekuqes dhe tregtinë e opiumit, kur ajo mbetet një burim fitimprurës të ardhurash në një situatë të paqëndrueshme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us