5 futbollistë pa kontrata, por te Partizani nisin pushimet

Partizani arriti të fitonte derbin me Dinamon për vendin e 3-të në “Final – Four” dhe menjëherë pas kësaj përballjeje të kuqtë kanë nisur pushimet.

Të gjithë futbollistët janë larguar drejt familjeve të tyre, ku do të shijojnë disa javë pushime. Por nëse skuadra po relaksohet pas një sezoni të gjatë dhe të vështirë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për drejtuesit.

Këto të fundit vazhdojnë punën për sezonin e rid he do të bëjnë gati planin për afrimet dhe largimet gjatë kësaj merkatoje. Në klub ende nuk kanë bërë të ditur se kur do të mund të rikthehen në stërvitje, por me të bërë gati të gjithë planin, lojtarët priten të zbresin sërish në fushë.

Lajme të tjera |  FOTO/ Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi i parë ”i thatë” i Tomas Brdariç

Ndërkohë vlen të theksohet se jot ë gjithë futbollistët mund të rikthehen sërish, pasi 5 prej tyre iu përfundon kontrata në fund të këtij muaji. Bëhet fjalë siç dihet për Bintsouka, Eleke, Taipin, Domgjonin dhe Mintongon.

Klubi pritet të vendosë për fatet e tyre dhe në ditët në vazhdim do të mësohet më shumë mbi të ardhmen e futbollistëve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us