50 mijë apartamente bosh në Tiranë, po rrezikohet ‘flluskë’ financiare

Prej disa kohësh kemi parë dhe analizuar numrin dhe sipërfaqen e lejeve të ndërtimit që janë dhënë në kryeqytet, por ofertën e tregut nuk kemi arritur ta matim pasi mungojnë të dhënat. Sot në Kronos publikuam dokumenta zyrtarë se sa është numri i apartamenteve bosh në kryeqytet. Sipas dokumentave të OSHEE, në vitin 2023 janë 51,129 klientë që kanë konsumuar zero energji elektrike. Këto janë vetëm shifrat e banesave që kanë një kontratë me OSHEE, pa llogaritur ato që kanë përfunduar por nuk kanë lidhur ende kontratë dhe ato që janë në proçes ndërtimi.

Numri i apartamenteve të pabanuara është rritur 3.4 herë gjatë 5-vjeçarit të fundit, nga 14,991 në vitin 2018, në 51,129 në vitin 2023. Ritmi i rritjes së banesave bosh në Tiranë është disa herë më i lartë se kapacitetet me konsum energjie 0 në gjithë vendin, të cilat janë rritur me ritëm normal, 0.87%. Nga 292 mijë shtëpi që kanë një kontratë me OSHEE në Tiranë, afërsisht 51 mijë nuk janë të banuara.

Lajme të tjera |  Rama shton njië ministri të re: Ja drafti që ka mbërritur në Parlament

Por pavarësisht ofertës së lartë dhe faktit që një e pesta e shtëpive janë të pabanuara, çmimet e apartamenteve rriten dhe biznesi gjithnjë e më shumë kërkon investimin në këtë industri, duke mos u shpjeguar dot me asnjë faktor formal të ekonomisë. Mundësia e vetme që të justifikojë investimin në ndërtim dhe mbajtjen e apartamenteve bosh, janë paratë e pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit!

Çështja që shtrohet për diskutim është se a duhet të cënohet funksionaliteti i Tiranës si qytet sa i takon shërbimeve komunitare, infrastrukturës, rrugëve, parkimit dhe trafikut në emër të investimit të këtyre parave? Pika tjetër po kaq e rëndësishme është rreziku i një fllukse në çmimet e banesave për shkak të rritjes së kapaciteteve bosh me një marzh të pazakontë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us