50 mijë për Mirlind Dakun, sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjobitet në prag të kualifikuesve

Mirlind Daku ishte protagonist absolut në ndeshjen e fundit në kampionat përballë Spartakut të Moskës. Sulmuesi i Rubin Kazan shënoi dy golat për të tijët në fitoren 2-1.

Megjithatë, në minutën e 75-të, sulmuesi nga Gjilani mori kartonin e dytë të verdhë që u përkthye në një të kuq. Kjo bëri që bomberi kuqezi të shfrynte nervat dhe kërkoi të konfrontohej me arbitrin e ndeshjes.

Kjo gjë u parandalua nga shokët e ekipit, por Daku nuk ia ka hedhur pa lagur. Komisioni i Disiplinës në Rusi e ka gjobitur shqiptarin me 50 mijë ruble ruse, të cilat janë rreth 533 euro.

Kjo është gjoba që Daku duhet të paguajë për sjelljen josportive në ndeshjen e fundit në kampionat.

Lajme të tjera |  Po largohet si kapiten, mbrojtësi i Kombëtares i jep lamtumirën ekipit: Kërkoj një përvojë të re

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us