Kim Min-jae nuk po kalon një moment të mirë te Bayern Munich, teksa shpeshherë është bërë protagonist me gabimet e tij fatale. Në këto kushte, mbrojtësi korean pritet të largohet nga “gjiganti” i Bundesligës.
Megjithatë, ofertat për 28-vjeçarin nuk mungojnë, me ekipet e Premier League që kanë nisur një “garë” të ashpër për shërbimet e tij. Newcastle dhe Chelsea janë dy skuadrat më të interesuara, teksa zgjedhja përfundimtare i takon vetë Kim.
Kujtojmë që koreani është pjesë e Bayernit që prej vitit 2023. Asokohe, bavarezët shpenzonin plot 50 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit, por ky i fundit nuk arriti pritshmëritë e klubit gjerman.