’50 mln euro ndihmë ushtarake Kosovës’, këshilltari i Kurtit për amendamentin e Bashës: Veprimi strategjik

Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Arbër Zaimi ka mirëpritur këtë të hënë propozimin e bërë nga kryetari i Partisë Demokratike “zyrtare” Lulzim Basha sa i përket ndihmës ekonomike për Kosovën, për blerjen e pajisjeve ushtarake. Përmes një postimi në rrjetet sociale Zaimi shkruan se ky është një moment i mirë që palët politike në Shqipëri të bëhen bashkë. Sipas Zaimit, nëse kjo miratohet, do të jetë veprimi më strategjik që politika shqiptare mund të marrë në vitin 2024.

Arbër Zaimi: Është e qartë se politika parlamentare në Shqipëri prej kohësh ka polarizim ekstrem. Fatkeqësisht ky polarizim është tejkaluar rrallë, vetëm kur ka patur presion ndërkombëtar, gjë që nuk ka rezultuar gjithmonë pozitive për të gjitha palët vendase. Por palët do të duhet hera herës të bëhen bashkë – përtej urrejtjes që kanë për njëri-tjetrin e pavarësisht asaj edhe për interesin kombëtar, gjë që do t’ua rriste hapësirën e veprimit dhe sovranitetin. Një rast shumë i mirë për t’u bërë bashkë, është propozimi i Lulzim Bashës për t’i ndarë nga buxheti i Shqipërisë 50 milion euro për të financuar mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës. Natyrisht kjo kërkon mbështetje edhe të mazhorancës, edhe të pjesëve të tjera të opozitës. Nëse kjo miratohet, do të jetë veprimi më strategjik që politika shqiptare mund të marrë në vitin 2024.

Lulzim Basha propozoi këtë të hënë një amendament për ndryshimin e buxhetit të vitit 2024 dhe akordimin e 50 milionë eurove ndihmë ushtarake për Kosovën. Sipas Bashës, kjo do ta ndihmonte Kosovën në blerjen e armatimeve të reja në një kohë që gjendet nën kërcënim të vazhdueshëm nga Serbia nisur dhe nga ngjarjet e fundit.

Lajme të tjera |  Humbja në zgjedhje, Çollaku: PD duhet të mbajë përgjegjësi, nuk mund të presim çfarë thotë dhe bën Berisha

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us