50-vjeçarja rrëzohet nga kati i dytë në Tiranë, ndërron jetë

Një 50-vjeçare ka humbur jetën në Tiranë pasi është rrëzuar nga kati i dytë i banesës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Allaman Dervishi”, pranë parkut të autobusëve te Kthesa e Kamzës, dyshohet aksidentale.

“Më datë 23.01.2024, në rrugën “Allaman Dervishi”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës, shtetasja K. M., 50 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në spital”, bën me dije policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të tjera |  Raporti/ Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike, +136% krahasuar me periudhën para pandemisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us