500 mijë euro! Vllaznia i vendos çmimin talentit të ekipit, “gjiganti” nordik gati të veprojë

Kevin Dodaj me shumë mundësi do të largohet nga Vllaznia këtë merkato verore. Talenti 19-vjeçar ka oferta të shumta, teksa një nga më konkretet vjen nga Suedia.

Është pikërisht ekipi i AIK, i cili ka shfaqur interes serioz për shërbimet e Dodajt. Megjithatë, Vllaznia po mundohet t’ia bëjë paska të vështirë nordikëve dhe duke i vendosur çmim talentit të saj. Mësohet se klubi shkodran nuk pranon asnjë ofertë më të ulët se 500 mijë euro.

Megjithatë, klubi suedez duket i gatshëm për të vepruar dhe për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit. Por, mbetet të shihet se si do të shkojnë bisedimet për këtë “operacion” që s’duket dhe aq i lehtë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën në Tiranë!

Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, Kevin Dodaj ishte një ndër më të mirët te Vllaznia. Në 44 ndeshje që mori pjesë, talenti shkodran shënoi 8 gola dhe asistoi në 3 të tjerë.

Përsa i përket ekipit suedez, AIK militon në elitën e futbollit vendas. Deri më tani, skuadra mban vendin e 3-të në kampionat, duke qenë “përkohësisht” në zonën e Conference League

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us