55 milionë euro, Bayern Munich gati të ribashkojë dyshen e frikshme

Bayern Munich ka nisur të mendojë për përforcimet e merkatos së verës. Me shumë mundësi, bavarezëve do t’i largohet Leroy Sane dhe gjithashtu me ikjen e Thomas Muller, duhet një afrim në atë repart.

Klubi gjerman ka “piketuar” të preferuarin, i cili është Eberechi Eze. Sulmuesi anglez pritet të mbyllë aventurën e tij te Crystal Palace për të nisur një të re, me bavarezët që janë në “pole-position”.

Në rast se Eze do të transferohej në “Allianz Arena”, do të ribashkohej dyshja e frikshme e C.Palace, Olise-Eze. Megjithatë, pritet që ky operacion, t’i kushtojë “gjigantit” gjerman rreth 55 milionë euro, një shifër tepër e majme.

Përsa i përket sezonit të fundit, 26-vjeçari ka bërë mjaft mirë. Në 43 ndeshje të luajtura me Crystal Palace, Eze ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë.

Lajme të tjera |  Kërkohet nga 7 klube "big”, Cristiano Ronaldo ÇUDIT me reagimin në rrjetet sociale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us