6 gola nga 6 lojtarë, te Elbasani mund të shënojë kushdo

Elbasani ka bërë një start mjaft të mirë të këtij sezoni të Superiores. Pas 4 ndeshjes të luajtura, verdheblutë gjenden në vendin e parë me 7 pikë, po aq sa Vllaznia, Egnatia dhe Partizani.

Gjithashtu, në 4 javët e para të kampionatit, skuadra e Elbasanit ka shënuar 6 gola. Por, këto 6 gola të shënuar nga ta, tregojnë se verdheblutë janë një grup i bashkuar, pasi golat janë të shpërndarë në protagonistë të ndryshëm.

Bruno Lulaj, Cristian Dros, Ardit Hila, Arsen Kasa, Emiljano Musta dhe sulmuesi portugez Ze Gomes, janë lojtarët që kanë shënuar në 4 javët e para. Pra, 6 gola nga 6 lojtarë, tregojnë që të Elbasani mund të shënojë kushdo.

Lajme të tjera |  Taulant Xhaka braktis Bazelin për ekipin shqiptar të kategorisë së... katërt

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us