6 muaj në Arabinë Saudite i mjaftuan për të fituar trofeun e parë, Mario Mitaj më i lumtur se kurrë: Faleminderit

Mario Mitaj ka fituar trofeun e parë në karrierën e tij me Al Ittihad në Arabinë Saudite. Mbrojtësit i kanë mjaftuar vetëm 6 muaj në Arabi për të ngritur lart një trofe.

Padiksutim që këtë aventurë do ta mbajë mend gjatë, teksa është më i lumtur se kurrë. Lideri i Kombëtares ka postuar një sërë fotosh nga festa e titullit, ndërsa në duar mban edhe kupën e kampionit.

21-vjeçari falenderon trajnerët, shokët, presidentin dhe tifozët për mbështetjen dhe që të gjithë bashkë ia dolën të arrijnë objektivin. Kujtojmë se Mitaj në 18 ndeshje me Al Ittihad në kampionat ka mundur të shënojë 1 gol dhe të asistojë në 2 raste.

Lajme të tjera |  Ismajli largohet nga Empoli: E ardhme e pasigurt për disa kuqezinj

“Titulli i parë ???? Një falënderim i madh për shokët e skuadrës, stafin e trajnerëve, stafin mjekësor dhe sigurisht për ju tigrat që na mbështetët gjatë gjithë kohës ????????”, ka shkruar talenti kuqezi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us