6 muaj pa marrë pagat, punonjësit e aeroportit të Vlorës në protestë

Punonjësit e aeroportit të Vlorës kanë ndërprerë punimet për shkak se nuk kanë marrë pagat. Sipas punonjësve ata nuk kanë marrë asnjë pagë prej 6-7 muajsh.

“Një muaj dhe nuk shkon ajo, lëre më 6-7 muaj. Cili rri 6 muaj? Asnjëri”, mësohet të kenë thënë ata.

Mësohet se protesta është zhvilluar në mëngjes dhe më pas punonjësit janë takuar me përgjegjësit e firmës, të cilët i kanë lajmëruar se pagat do t’u kalojnë ditën e premte. Punonjësit kanë paralajmëruar se nëse pagat nuk do t’iu kalojnë të premten ata do të pezullojnë sërish punimet dhe do të mbajnë një tjetër protestë.

Lajme të tjera |  E diela për plazh/ Moti sot me temperatura të larta, ja zonat më të nxehta

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us