6 ndeshje dhe 1 gol me Kombëtaren shqiptare, mesfushori “okazion” në merkato

Emanuele Ndoj nuk është më pjesë e ekipit të Latina Calcio. Mesfushori ka vendosur që të mbyllë aventurën me ekipin që militon në Serie C italiane, liga e 3-të për nga rëndësia.

Tashmë, 28-vjeçari është një lojtar i lirë në tregun e transferimeve dhe “okazion” për shumë ekipe. Mesfushori dikur thirrej edhe në Kombëtaren shqiptare, duke luajtur 6 ndeshje e shënuar 1 gol.

Ndoj ka një karrierë të pasur në Itali, pasi ka luajtur me ekipe të njohura. Në të shkuarën, 28-vjeçari ka mbajtur veshur fanellën e Padova, Roma, Brescia, Cosenza, Catania dhe Latina Calcio.

Lajme të tjera |  Nuk është arritur marrëveshja përfundimtare, kush po e pengon transferimin e Ardon Jasharit te Milani

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us