60-vjeçari humb betejën me kancerin, 40 familjarët e saj shkatërrojnë Spitalin e Onkologjikut!

Dhuna sa vjen është në rritje në spitalet e Italisë, pavarësisht grevës që u zhvillua nga mjekët. Sot në spitalin e Santo Spirito në Pescara të Italisë, 40 persona hynë në departamentin e Onkologjisë, duke kërcënuar mjekët, pasi një pacient ndërroi jetë.

Pasi të afërmit e një pacienti 60-vjeçar që vuante nga një patologji e rëndë, mësuan se ai ndërroi jetë mësyn spitalin dhe kërcënuan mjekët. U desh ndërhyra e policisë për të rivendosur sërish qetësinë dhe për të lejuar mjekët të transferonin trupin në burg.

“Dënoj fuqishëm aktin e urryer të dhunës të ushtruar nga një grup prej rreth dyzet personash në dëm të punonjësve të kujdesit shëndetësor, pacientëve dhe personelit të departamentit të Onkologjisë të spitalit Pescara”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i ASL të Pescara-s Vero Michitelli.

Lajme të tjera |  Kushti-Trump rrëfen si e shmangu luftën mes Serbisë dhe Kosovës

Ky nuk është rasti i parë që mjekët në Itali kërcënohen, pasi disa ditë më parë të afërmit e një vajze që ndërroi jetë në spital si pasoj e një aksidenti, mësyn spitalin dhe dhunuan mjekët. Po i njëjti rast u përsërit sërish ku një pacient dhunoi një infermiere. Pas rasteve të raportuara mjekët mbajtën grevë, ku kërkuan rritje të siguris në spitale.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us