68-vjetori i lindjes së Adem Jasharit, Rama: Erdhe në këtë botë Ditën e Flamurit dhe ike pasi e le trupin si një monument

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot edhe 68-vjetorin e lindjes së heroit nga Kosova Adem Jashari.

Në një postim në Facebook, Rama nderon figurën e tij, ndërsa thotë se “erdhi në këtë botë Ditën e Flamurit dhe iku pasi e la trupin si një monument të shtrirë”.

“68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit”, shkruan Rama.

Lajme të tjera |  "Blindohen" burgjet për zgjedhje, mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us