7 milionë euro, Mirlind Daku shpërblehet para Serbisë

Mirlind Daku zhvilloi një sezon mjaft të mirë me Rubin Kazan në Rusi. Sulmuesi i Kombëtares ia doli që të shënonte 15 gola dhe të asistonte në 8 të tjerë në 29 paraqitje.

Ndërkohë, Daku është shpërblyer edhe nga “Transfermarkt”, duke u bërë pjesë e formacionit më të shtrenjtë të Superligës ruse. Vlera e tij prej 7 milionë eurosh, e vendos 27-vjeçarin në 11-shen më të shtrenjtë.

Një motivim shtesë për Dakun në prag të duelit që Shqipëria do të luajë me Serbinë. Kujtojmë që kjo ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit do të zhvillohet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 21:00.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Mbylli aventurën me kampionët, sulmuesi nigerian rikthehet në Kategorinë e Parë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us