“7 x 7 = 0 Mandate” – Lulzim Basha del në pension politik, dështoi me partinë e tij të re

Koalicioni EuroAtlantik i drejtuar nga Lulzim Basha, që premtoi se do surprizonte në zgjedhjet e 11 Majit, duke marrë 20 deri në 30 mandate, përfundoi me zero mandate dhe një pension të parakohshëm politik.

Në prag të përfundimit të numërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit, Basha me gjasë nuk fiton asnjë vend në Kuvend, duke hyrë në histori jo si një lider që e transformoi opozitën, por si ai që arriti të shkatërrojë çdo version të saj që drejtoi – nga PD, te PD-ja e rithemeluar, e tani te Koalicioni EuroAtlantik që nuk gjeti dot Atlantikun në asnjë kuti votimi.

Gjatë fushatës, Basha u bë i njohur për sloganin “7 x 7 = 313”, një referencë për burgosjen e zyrtarëve socialistë. Por sot, rezultati i zgjedhjeve e rishkroi formulën në mënyrë më të saktë: “7 x 7 = 0 mandate”. Një ekuacion që pasqyron më mirë realitetin elektoral të liderit që nuk arrin të fitojë, edhe kur konkurron vetëm me veten.

Lajme të tjera |  Partia Demokratike humbet një mandat në Tiranë, ja kujt force politike i shkon

Lulzim Basha do të mbahet mend si një nga politikanët më të përkushtuar ndaj humbjes — një art që e ktheu në filozofi politike. Ai tani i bashkohet klubit të të “pensionuarve pa mandate”, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme: mënyrën sesi nuk duhet të bëhet opozita.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us