8 ekipe zbresin në fushë, mësoni përballjet e ditës së sotme në Kategorinë e Parë

Ashtu si Superiorja edhe Kategoria e Parë ditën e sotme do të marrë vëmendjen. 4 ndeshje mjaft të rëndësishme dhe të luftuara janë në program, takime këto të vlefshme për javën e 19-të të kampionatit.

8 ekipet do të zbresin në fushë në të njëjtën orë, 13:30 dhe do të bëjnë mes tyre llogaritë e kësaj jave. Kështu Besa e Kavajës do të presë në “Egnatia Arena” skuadrën e Erzenit, ndërsa Apolonia do të luajë në transfertë ndaj Burrelit.

Interesante do të jetë edhe përballja mes Kastriotit dhe Kukësit, ndërsa dueli i fundit i ditës së sotme do të jetë mes Lushnjes dhe Vorës.

8 ekipe zbresin në fushë, mësoni përballjet e ditës

Lajme të tjera |  Lecce e shqiptarëve ndalet në barazim, Medon Berisha rikthehet në fushë pas më shumë se një muaji

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us