8 janari, pandemia e luftës civile që ka çmendur opozitën

Nga Ylli Pata

Ka shumë gjasa që askush nuk çuditet më nga kumbullat që po shikojmë ditë për ditë nga të ashtuquajturit politikanë të rinj.

Të cilët kanë hyrë në një zinxhir disa javor inatesh dhe përplasjesh mes vetes, sa çdo njeri normal dhe që as e ka mendjen te politika, nuk arrin dot të kuptojë se pse xhanëm këta i kanë hyrë njëri-tjetrit me topa balte, kur në një retorikë normale gjithë thonë se duan të rrëzojnë qeverinë.

Akuzat ndërmjet Agron Shehajt dhe Adriatik Lapajt, ishin thjeshtë një rrjedhojë e përplasjeve që Lapaj dhe Qori patën para disa kohësh në një tubim para Ministrisë së Brendshme.

Sherrnaja, tashmë është kthyer në një luftë të vërtetë civile, ku akuzat e sharjet thellohen orë pas ore, duke shtuar edhe më shumë paqartësinë rreth këtij kaosit pakuptim.

E me të drejtë një njeri në punë të vet shtron pyetjen: Po përse këta njerëz po luftojnë mes vetes, kur kanë shumë beteja për të bërë. Betejë për të ndryshuar vendin, betejë, për të hequr Edi Ramën, apo betejë për të reformuar politikën?

T’i pyesësh vetë këta personazhe që janë non stop në mediat televizive ku ankohen se nuk i thërret kush, ata nuk japin sqarim por vazhdojnë të lëshojnë si bombardim fjalësh akuza për qeverinë, oligarkët, opozitarë të shitur, media të blera e mafie e krim pa fund.

Lajme të tjera |  “Shqiptarët s’kanë bukë të hanë”- Rama: Ke dëgjuar njeri ti të vdesë për bukë?! Vetëm kush nuk do, nuk i sheh ndryshimet

Megjithatë logjika e shtron normale pyetjen, po përse vallë këto zihen mes tyre? Një pyetje që përgjigjen e gjen tek ai guri që njëri hodhi një ditë në politikën shqipare, e sot askush nuk e nxjerr dot. Ai burri që e hodhi, sot konsiderohet nga shumëkush si mbjetuesi, sfidanti, i papari, qëndrestari, edhe pse është realisht profesori i kësaj marrie kolektive që ka kapur të gjithë opozitarët që kanë marrë hunjt e vetëm i sëllojnë njëri-tjetrit.

Me të njëjtën performancë aktoriale të Gaz Bardhit, apo mjeshtërisë së Norës e me radhë, që i shikojmë non stop në parlament e televizione e që janë bërë bajat.

Po përse zihen vallë? Sipas gjasave zihen për postet që i shikojnë në sondazhet e dala tani për partitë e reja, ku thuajse të gjithë i japin 5 deputetët partive të reja Tiranës. E për këto 5 deputetë që janë fiks si tigani në zjarr e peshku në det, po zhvillojnë një luftë, që nuk duket se është e rastësishme.

Kjo është realisht një pandemi politike që Sali Berisha nisi pas shpalljes Non Grata, duke e kthyer terrenin opozitar në vend, në një shesh beteje ku secili kujton se ecën vetëm duke hedhur breshëri pafund predhash politike.

Një pandemi që nisi në ditën absurde të betejës mesjetare të 8 janarit 2022, ku është shumë e vështirë të gjesh një mendim apo djalë racionale nga këta aktorë që i thonë vetes të rinj.

Lajme të tjera |  Arlind Qori sulmon Lapajn e Shabanin: Vunë në lista prindërit, vëllezërit, gratë, se nuk kanë besim tek partia. Unë vë dorën në zjarr për kandidatët e mi, më pështyni në fytyrë nëse

Hapësira opozitare politike është aty, e mundësitë janë brilante për një klasë të re. Një mundësi ku pa pasur nevojë për aktrime amatoreske, por thjesht me logjikë e racionalitet, çdokush që e ka një dëshirë për të shpallur një ide, ka të gjitha mundësitë për ta zënë hapësirën bosh.

Që të largojë këta të çmendur që nuk kuptojnë se njerëzit nuk kanë aq kohë e dëshirë ti ndjekin non stop, përveç ndonjërit që e ka me nge.

Kjo luftë e paprinciptë për të ashtuquajturat 5 vende në Tiranë që i tregojnë sondazhet është një luftë aq e vockël sa nëse vërtetë e bëjnë betejën për paq pak, mund t’i bëjë edhe më të vegjël.

Në kronikën politike të 33 vjetëve, kemi parë e raportuar shumë përplasje, konflikte, sharje e pështyrje pafund ndërmjet njerëzve në partit e ndryshme. Sherre në PD e PS, PAD e PSD, por asnjëherë një luftë kaq fëminore ndërmjet ca individëve që i thonë vetes kryetar partish të opozitës.

Janë infektuar aq keq, po aq keq nga ajo pandemia e sherrnajës, sa sipas të gjitha gjasave nuk po e kapin shansin që u ka krijuar providenca. Megjithatë, të rinj janë kanë kohë…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us