8 Marsi/ Veliaj: I lashë porosi kolegëve për vajzat dhe gratë që përdorin urban…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar nga qelia se me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, transporti publik në Bashkinë Tiranë do të jetë falas më 8 mars, për të gjitha gratë dhe vajzat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj falenderon të gjitha nënat, zonjat e vajzat për kontributin e tyre në përmirësimin dhe zbukurimin e jetës në kryeqytet.

“Nesër është 8 Marsi dhe u lashë porosi kolegëve të Bashkisë që, të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria , përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë FALAS në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës. Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme!”, shkruan Veliaj.

Lajme të tjera |  Artan Fuga: Ja kujt nuk ia jap votën time

8 Marsi/ Veliaj: I lashë porosi kolegëve për vajzat dhe

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us