8 skuadra italiane në Evropë, skenar plotësisht në dorë të Fiorentinës

Sot, një artikulli i “Corriere dello Sport” trajtonte hapësirën që Italia të ketë plot 8 skuadra pjesëmarrëse në kompeticionet evropiane për sezonin 2025-2026. Aktualisht, falë renditjes së mirë në koeficientin e UEFA-s, Italia ka siguruar katër vende në Ligë Kampionesh, dy në Europa Ligë dhe një në Konferencë Ligë.

Pamundësia e Lacios për të fituar Ligën e Evropës e bëri zero mundësinë e italianeve për t’u përfaqësuar me pesë skuadra në Ligë Kampionesh. Një mundësi, të paktën, për të çuar një ekip të tetë në Evropë ekziston: kjo mundësi varet nga Fiorentina, e cila është ende në garë për të fituar Ligën e Konferencës.

Nëse skuadra vjollcë arrin të fitojë këtë trofe, ajo do të kualifikohet automatikisht për Europa Ligë, duke i shtuar Italisë një skuadër tjetër në arenën evropiane. Në këtë rast, vendi në Konferencë Ligë që Fiorentina do ta fitonte nga kampionati, do të kalonte te një skuadër tjetër në renditje.Te skuadra pasuese në renditje.

Në fund, artikulli thekson se ky është një skenar i mundshëm, por që varet plotësisht nga suksesi i Fiorentinës në garën evropiane. Prandaj, tifozët italianë të skuadrave në zonën kufitare me atë evropiane të renditjes, kanë një arsye të fortë për të mbështetur ekipin e Fiorentinës në ndeshjet që i kanë mbetur në këtë kompeticion. Ky skenar merr vlerë nëse Fiorentina hyn në shtatëshen e parë të renditjes, aktualisht është 1 pikë larg. Në të kundërt, nëse renditja është kjo e sotmja, gëzimi është vetëm i tifozëve vjollcë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ E PABESUESHME në Turqi, bomberi Rey Manaj humb penalltinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us