80 mijë euro, Egnatia i vendos çmimin sulmuesit të ekipit

Redi Kasa me shumë mundësi do të largohet këtë merkato verore nga Egnatia. 23-vjeçari nuk është më në planet e rrogozhinasve edhe pse është ende në kontratë me ta.

Madje, Kasa ka kontratë të vlefshme me Egnatian deri në vitin 2027. Pikërisht për këtë arsye, kampionët e Superiores i kanë vendosur klauzolë lirimi sulmuesit. Për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit, sipas shtypiut të shkruar, duhen të paktën 80 mijë euro.

Vlen të përmendet, se Elbasani është një nga ekipet e interesuara për shërbimet e sulmuesit.

Në sezonin që lamë pas, Kasa nuk bëri mirë. Në 36 ndeshje që mori pjesë, sulmuesi ia doli që të shënonte vetëm 1 gol dhe të asistonte në 3 të tjerë.

Lajme të tjera |  Igli Tares mund t’i prishen planet, gjiganti i Premier League nis bisedimet për transferimin e mesfushorit shqiptar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us