9 ditë pas ndeshjes vendimtare me Pogradecin, Tirana zbret në fushë për një tjetër sfidë

Sezoni futbollistik në Shqipëri ka përfunduar ditën e djeshme. Egnatia u shpall kampione e Shqipërisë mbrëmë në “Arenën Kombëtare” duke mposhtur Vllazninë në finale me rezultatin e thellë 4-0.

Megjithëse sezoni në vendin tonë ka përfunduar, nesër do të dalin në fushë dy ekipe shqiptare. Tirana do të përballet me Kukësin në miqësore ditën e nesërme në orën 17:30 në kompleksin “Skënder Halili”.

Nëntë ditë pas përballjes me Pogradecin për “Play Out” të Kategorisë Superiore, bardheblutë do të rikthehen sërish në fushë. Ndërsa Kukësi do të dalë në fushë pas 17 ditësh nga ndeshja me Orikun.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ndryshime pas humbjes në finale, Vllaznia njofton largimin e rëndësishëm

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us