9 gola të pësuar në 5 ndeshje, Dinamo “motivon” Tiranën

I vetmi objektiv në kampin e Dinamos në javën e fundit të sezonit të rregull në Superiore është nënkampion, nëse Vllaznia nuk ia del të marrë fitore. Por sa shpresa ka skuadra e Tiranës për ta “thyer” Dinamon?

Nëse i referohemi statistikave në 5 ndeshjet e fundit, rezulton se ekipi i Ilir Dajës ka pësuar 9 gola, më shumë se çdo rivalë tjetër ne elitën e futbollit shqiptar.

Pikërisht kjo “panoramë” rrit shanset te badheblutë për të siguruar 3 pikët dhe evitimin e rënies nga kategoria. Tirana vjen pas humbjes në Durrës dhe një tjetër disfatë i mbyll “hesapet” me Superioren.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Manaj i papërmbajtshëm në Turqi, sulmuesi shqiptar i jep fitore me peshë Sivassporit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us