Tjetër prurje për Kombëtaren, talenti i Romës “braktis” Irlandën për kuqezinjtë

Kevin Zefi do të jetë risia e radhës e Kombëtares Shpresa për 2 ndeshjet e këtij muaji. Talenti i Romës ka marrë ftesë nga Alban Bushi për të luajtur për Kombëtaren U-21.

Zefi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Irlandës të moshave, ndërsa tashmë ka vendosur të braktisë 21-vjeçarët e irlandezve dhe të veshë fanellën kuqezi.

Lista e të grumbulluarve pritet të bëhet gjatë këtyre ditëve. Kujtojmë se Shpresat do të luajnë më 21 mars ndaj Greqisë U-21, ndërsa 4 ditë me vonë, më 25 mars do të sfidojnë Luksenburgun.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Tifozët nuk u besojnë syve, Armando Broja humb kohën në goditjen finale! Mbyllet pjesa e parë e Shqipëri-Izrael

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us