Revolucioni i Cityt nis që në merkato, gati 70 milionë euro për yllin e Real Madridit

Sezoni aktual i Manchester City mund të jetë më i dobëti i viteve të fundit. “Citizens” janë eliminuar nga Champions League që në raundin e 1/8-ve dhe pozicionohen në vendin e pestë të Premier League, gjë që nuk ndodhte prej vitesh.

Tashmë Guardiola po përgatitet të bëjë një revolucion në merkato nga sezoni i ardhshëm dhe emri i parë është Eduardo Camavinga. Mesfushori francez pëlqehet shumë nga tekniku i Cityt.

Sipas mediave britanike, ekipi anglez ka gati një shifër prej 70 milionë eurosh për të mbërritur tek 22-vjeçari. Këtë sezon Camavinga regjistron 27 paraqitje në të gjitha kompeticionet ku ka shënuar vetëm një gol dhe dy asistime.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Ndryshim DRASTIK për Armando Brojën, sulmuesi i Kombëtares surprizon me vendimin që mund t’i ndreqë karrierën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us