E BUJSHME/ Del lojtar i lirë në fund të sezonit, 3 ekipe në Spanjë kërkojnë mbrojtësin e Kombëtares

Enea Mihaj është një nga të grumbulluarit e Sylvinhos për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Mbrojtësi po shkëlqen me Famalicao në Portugali, ku madje ka arritur të fitojë edhe shiritin e kapitenit.

Kontrata me portugezët i përfundon në funs të këtij sezoni dhe tashmë për të kanë nisur interesimet e para. Në Spanjë bëhet me dije se janë 3 ekipe që kanë po shqyrtojnë këtë mundësi.

Girona, Celta Vigo dhe Rayo Vallecano, të cilët synojnë të përforcojnë repartin e tyre të mbrojtjes me 26-vjeçarin. Ky i fundit kujtojmë se në karrierën e tij futbollistike para se të kalojë në Portugali ka luajtur në Greqi dhe nëse transferohet në Spanjë do të ishte aventura e tij e parë në kampionatin spanjoll.

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us