“Shqiptarët s’kanë bukë të hanë”- Rama: Ke dëgjuar njeri ti të vdesë për bukë?! Vetëm kush nuk do, nuk i sheh ndryshimet

Kryeministri Edi Rama ka replikuar në rubrikën Sy m’Sy me një qytetar, i cili iu drejtua duke thënë që shqiptarët s’kanë bukë të hanë.

Rama u shpreh se kjo s’është e vërtetë, dule theksuar se “historia e bukës për drekë dhe për darkë në Shqipëria ka shumë vite që është mbyllur”.

Kreu i qeverisë shtoi se në vendin tonë ka një numër shumë të vogël, por shtoi se nga uria s’ka vdekur njeri.

“Për cilët e ke fjalën që nuk kanë bukë të hanë në darkë? Për kë e konkretisht? Në Shqipëria ka patjetër një numër shumë të vogël, por historia e bukës për drekë dhe për darkë në Shqipëria ka shumë vite që është mbyllur.

Në Shqipëri për bukë nuk ka vdekur njeri që nga koha e Skënderbeut, ke dëgjuar njeri ti të vdesë nga uria”, tha Rama.

Rama foli dhe për integrimin në BE, duke thënë se “treni i historisë ka ndaluar para nesh dhe duhet ta kapim.”

Lajme të tjera |  “Do bëjmë gjëra të pamundura për këtë qytet”, Rama premtim Vlorës: Do ju vijnë emrat më të mëdhenj brenda dekadës

Për këtë, tha kreu i qeverisë, duhet kapërcyer mbi partitë.

“Se ç’kam për të fituar unë, këtë do ta shohim më 12 maj. Por këtu nuk bëhet fjalë për mua, por për diçka shumë më të madhe. Për ti dhënë pasaportën e BE-së fëmijëve të këtij vendi, studentëve të këtij vendi. Dhe për këtë duhet kapërcyer mbi partitë, mbi broçkulla, sepse është një moment në histori se treni i historisë ka ndaluar para nesh dhe duhet ta kapim. Kush thotë s’është momenti, e humb trenin”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për shëndetësinë, duke thënë se ndryshimet nuk i sheh vetëm ai që nuk do t’i shohë.

“Unë besoj se kur vjen puna te shëndetësia, vetëm kush nuk do t’i shohë nuk i sheh ndryshimet. Kemi ndërtuar 53 spitale. Spitali i Korçës që është një investim tani dhe mbaron në 2027. Është ndërtuar në 1927 dhe që atëherë aty nuk është bërë asnjë investim.  10 spitale i kemi bërë nga e para, 43 të tjera janë hedhur në tokë dhe janë ribërë.

Lajme të tjera |  Të panjohurat e Papës së ri: Jeta e tij si misionar, simpatia Gjon Palit të II dhe pasioni i tij për tenisin

Sot janë 600 mijë qytetarë që marrin shërbimin falas, edhe pse nuk kanë paguar ndër vite kontributet. Janë 400 ambulanca dhe qendra shëndetësore. Historinë e bëjnë ata që e shohin trenin e historisë dhe nuk kthehen nga ana tjetër dhe të thonë e shohim nesër.

Ne ulëm 30%, hoqëm taksën nga aspirina dhe dyfishuam fondin e barnave të rimbursueshme. Janë 210 mijë pensionistë që marrin barna të rimbursueshme. Po pagat e mjekëve? 490 euro në 2013, 1670 euro në 2024.

Paga mesatare, 1670 euro e mjekëve. Paga mesatare e infermierëve, 850 euro. Po urgjenca mjekësore? 320 autoambulanca të reja dhe të pajisura me mjetet e jetë shpëtimit. 15 minuta nga marrja e njoftimit”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us