Kombëtarja kuqezi “makth”, Shqipëria “mbyt” me statistika Andorrën

Pas humbjes në Angli, Kombëtarja shqiptare do të kërkojë kthesën mbrëmjen e sotme përballë Andorrës. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, nis në orën 20:45.

Kuqezinjtë janë favoritët absolut në këtë ndeshje, teksa diçka të tillë e thotë edhe e shkuara. Statistikat e ndeshjeve direkte mes Shqipërisë dhe Andorrës flasin pikërisht për Kombëtaren tonë.

Në 7 ndeshje të zhvilluara, Shqipëria ka fituar 5 prej tyre. Ndërkohë që Andorra ka fituar një, në vitin 2002 me rezultatin 2-0. Ndërkohë që kanë marrë edhe një barazim në vitin 2019, sfidë që përfundoi 2-2.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Francezi i 26-të në historinë e Interit, sulmuesi ribashkohet me trajnerin Kristian Kivu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us