Kundërshtarët e Shqipërisë dhe 8 ekipe të tjera zbresin në fushë, njihuni me SFIDAT e sotme të kualifikueseve të Botërorit

Mbrëmjen e sotme nuk do të jetë vetëm Kombëtarja shqiptare ajo që do të zbresë në fushë përballë Andorrës për kualifikueset e Botërorit. Në luftë për fitore do të jenë edhe 10 skuadra të tjera.

Kundërshtarët e Shqipërisë në grup, Anglia dhe Letonia do të përballen me njëra-tjetrën në stadiumin “Wembley”. Kjo sfidë do të startojë në orën 20:45.

Ndërkohë që më herët, në orën 18:00 do të luajnë Lituania me Finlandën.

Përveç Anglisë dhe Letonisë, në orën 20:45 do të luhen edhe 3 sfida të tjera. Bosnje-Hercegovina përballet me Qipron, Malta luan në transfertën e vështirë përballë Polonisë dhe San Marino luan me Rumaninë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Francezi i 26-të në historinë e Interit, sulmuesi ribashkohet me trajnerin Kristian Kivu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us