“Praktikojmë penallti çdo ditë në stërvitje”, Ildi Gruda shpallet më i miri i takimit: Është zgjedhja e trajnerit nëse luaj në fillim apo jo

Egnatia dhe Vllaznia u ndalën në barazim me shifrat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Ildi Gruda, i cili doli në prononcim për mediat në fund të takimit.

“Çdo gol është kënaqësi e madhe, po punojmë çdo ditë si ekip për të arritur më të mirën. Praktikojmë çdo ditë penallti në stërvitje dhe ja ku shënova. Po punoj çdo ditë të arrij 100%, është zgjedhja e trajnerit nëse luaj në fillim apo jo dhe unë do të jap maksimumin tim.”, u shpreh Gruda.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Eksod te Partizani, “Demat” largojnë 3 sulmuesit që nuk bindën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us