Abuzuan me fondet e BE, Marine Le Pen dhe 8 eurodeputetët shpallen fajtorë

Liderja e Ekstremit të Djathtë në Francë, Marine Le Pen dhe tetë eurodeputetë u shpallën fajtorë për përvetësim të fondeve të Bashkimit Europian. Le Pen dhe 24 kolegë të tjerë të Tubimit Kombëtar janë akuzuar për përvetësim të parave të destinuara për ndihmësit e Parlamentit Evropian për të paguar stafin që punonte për partinë gjatë një periudhe 4-vjeçare. Parlamenti Evropian vlerësoi se fondet e supozuara të përvetësuara arrinin në rreth 7 milionë euro.

Prokurori kërkoi gjithashtu që Le Pen të gjobitet me 300 mijë euro, të vuajë deri në 10 vjet burg dhe, më e rëndësishmja, të ndalohet nga kandidimi për poste publike me efekt të menjëhershëm për pesë vjet nëse shpallet fajtor. Ajo mohoi akuzat se ishte në krye të “një sistemi” që synonte të përfitonte nga paratë e parlamentit të BE për partinë e saj, duke argumentuar në vend të kësaj se ishte e pranueshme të përshtatej puna e ndihmësve parlamentar me nevojat e ligjvënësve të partisë së saj.

Lajme të tjera |  "Nga liberalët, tek marksistët, nacionalisti dhe filo-greku" - Gazetari: Një koalicion i çuditshëm, që nuk e ka me Ramën, por me Shqipërinë

Le Pen i tha gjykatës: Unë absolutisht nuk ndjej se kam kryer parregullsinë më të vogël, lëvizjen më të vogël të paligjshme.

Me çfarë akuzash përballet Le Pen?

Hetimi paraprak u hap pas një raporti nga Komisioni Kombëtar për Llogaritë e Fushatës dhe Financimin Politik. Organi është përgjegjës për monitorimin e shpenzimeve të kandidatëve. Në zgjedhjet franceze, kandidatëve u ndalohet të tejkalojnë një kufi të caktuar parash. RN (i njohur më parë si Fronti Kombëtar) u akuzua se midis viteve 2004 dhe 2016, kishte punësuar asistentë parlamentarë për të punuar vetëm për partinë e saj, por i paguante me fondet e BE-së. Në punë ajo kishte marrë një truprojë për të, e një për të atin Jean-Marie Le Pen.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us