Bolonja këmbëngul për Asllanin, Interi mendon shkëmbimin shqiptaro-argjentinas

Kristjan Asllani vijon të jetë një dëshirë e Bolonjës, e cila i është rikthyer sërish idesë se mund të transferojë në verë mesfushorin shqiptar. Në këtë lëvizje përfshihet dhe kalimi i argjentinasit Kastro drejt zikaltërve.

Minutat e pakta tek Interi bëjnë që Asllani të mendojë një alternativë më të mirë për të ardhmen, për të arritur formën e tij maksimale e për këtë i vjen në ndihmë Bolonja. Mediat përtej Adriatikut bëjnë me dije se skuadra në fjalë i është rikthyer sërish idesë se mesfushori kuqezi mund të bëhet pjesë në verë, pasi interesi ka qenë i vazhdueshëm. Për ta bindur 23-vjeçarin i janë premtuar minuta, e me gjasa e përkthyer me një rol titullari në fushë, ndërsa sa i përket Interit, do të përfshihet në lëvizje dhe sulmuesi Castro.

Argjentinasi 20-vjeçar po vëzhgohet nga Interi, që ka pasur shpesh sukses me albicelestët, e i radhës me gjasa do të jetë sulmuesi i Bolonjas. Pra, një shkëmbim Asllani-Castro dhe me një pagesë që do të shkojë për një prej skuadrave në bazë të vlerës së futbollistit. Sipas transfermarkt, Santiago Castro kushton 35 mln euro, afro dyfishin e lojtarit shqiptar.

Lajme të tjera |  FOTOT: Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij

Asllani konsiderohet si një lojtar i frytshëm në mesfushë, që mund të përshtatet në disa pozita të këtij reparti, qoftë në fazën defensive dhe në atë offensive. Në rast se nuk mund të arrihet akordi për një transferim, Bolonja do të ishte e kënaqur edhe me një huazim 1-vjeçar të lojtarit, i cili padyshim do të merrte shumë më tepër minuta se te zikaltrit, si dhe do të luajë në kupat e Evropës, në rast se arrihet kualifikimi në këto kompeticione.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us