VIDEO/ I pagabueshëm përballë portierit, Taulant Seferi tund rrjetën në Turqi

Taulant Seferi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Bodrumspor po luan në transfertë përballë Trabzonspor. Sfida e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Turqisë është momentalisht 1-1.

Ishte pikërisht Seferi ai që shënoi golin për të tijët, në minutën e 15-të të ndeshjes. Pas një pasimi mjaft të mirë nga shoku i ekipit, Fredy, Seferi nuk gaboi përballë portierit kundërshtar duke dërguar topin në fundin e rrjetës.

Kujtojmë që ky është goli i katërt për sulmuesin e Kombëtares shqiptare me ekipin e Bodrumspor. Gjithashtu, lojtari nga Kumanova ka dhuruar edhe një asist.

Goli i Taulant Seferit

Lajme të tjera |  “Sezoni nuk ka mbaruar ende”, Chivu para debutimit me Interin: Mezi presim të luajmë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us