11 Maji/ Publikohet lista përfundimtare, sa qytetarë kanë të drejtë vote

Ministria e Brendshme ka publikuar Listën Përfundimtare të Zgjedhësve për zgjedhjet parlamentare më 11 maj 2025. Sipas Ministrisë së Brenshme nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile kanë të drejtë të votojnë 3,713,761 shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.

Sipas të dhënave:

– 114,642 zgjedhës votojnë për herë të parë;

– 1,081 shtetas të papërfshirë, për shkak të dekriminalizimit;

– 5,225 është numri i qendrave të votimit.

Lista përfundimtare e zgjedhësve është finalizuar nën mbikëqyrjen e adutitëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Lista e zgjedhësve kaloi në disa faza në zbatim të dekretit të Presidentit Bajram Begaj, përmes publikimit të 3 ekstrakteve zgjedhore.

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori:

Lajme të tjera |  “Lekët e ashensorit, me detyrim ligjor”/ Mazniku shpjegon rregullat e reja: Administratori do të nxjerrë fatura fiskale!

– Zgjedhësit që jetojnë brenda vendit;

– Zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në çdo bashki në vend po vijon me detyrimet për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore, ku qytetarët mund të aplikojnë apo rinovojnë Letërnjoftimet elektronike të skaduara, që duhet të përdoren për identifikimin e votuesve në zgjedhjet e 11 majit. Po ashtu, Ministria e Brendshme bën me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve të identitetit “IdentiTek” mbeten të angazhuara në përmbushjen standardeve të këtij procesi të rëndësishëm.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us