VIDEO/ Finalisti vendoset në ndeshjen e kthimit, nuk ka fitues në gjysmëfinalen e parë mes Vllaznisë dhe Dinamos

Vllaznia 0 – 0 Dinamo

Vllaznia dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me rezultatin 0-0.

Pavarësisht disa rasteve, edhe pse me “pikatore”, asnjë prej skuadrave nuk ia doli që të gjente rrugën e rrjetës. Në këto kushte, finalisti do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet më 23 prill.

Kujtojmë që mbrëmjen e nesërme, do të luhet gjysmëfinalja tjetër. Egnatia do të presë në shtëpi skuadrën e Partizanit, duke nisur nga ora 19:00 në stadiumin e Rrogozhinës.

Kupa e Shqipërisë: Gjysmëfinale
Stadiumi: “Loro Boriçi”
Arbitër: Kreshnik Cjapi

FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Jukaj, Yago, Stojanoviç, Bajrami, Gurishta, Deliu, Krymi, Sala, Dodaj, Gruda, Mala. Trajner: Thomas Brdaric.
DINAMO: Teqja, Aliji, Meksi, Hoxha, Rufati, Karamba, Qefalija, Jonuzi, Nani, Zabërgja, Vila. Trajner: Ilir Daja.

Lajme të tjera |  “A ma jep stadiumin për dasmë, me thirrë teze, halla dhe daja?” - Presidenti i Vllaznisë përplaset me Benet Becin

LIVE:
72′ Goditje e lehtë me kokë, Jukaj kontrollon pa probleme.

49′ Dinamo i afrohet golit me Baton Zabërgjën.

27′ Yago i pasaktë nga faulli, goditja e tij shkon mbi traun e portës.

23′ Gabon Qefalija, krosimi i tij shkon në duart e portierit Jukaj.

10′ Aksion premtues nga Dinamo, por Vila është në kohëvonesë.

1′ Shkelmohet topi i parë në stadiumin “Loro Boriçi”, nis supersfida mes Vllaznisë dhe Dinamos.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us